top of page
image_edited_edited_edited.jpg
WhatsApp Image 2024-08-27 at 23.23.15.jpeg

Le të zbulojmë gamën e shërbimeve që mundësojne buzëqeshjen më të bukur për ju. Klinika jonë ofron trajtim të personalizuar në një ambient modern dhe të rehatshëm. Së bashku mund të rikrijojmë kushtet për të buzëqeshur edhe më shumë, edhe me këndshëm.

Le të prezantohemi

E mbani mend që kur ishim fëmije gjithcka kishte më shumë kuptim? Atëherë ishte shumë më e lehte të besoje në mrekulli.  E ndërkohë duke u rritur u mësuam dalëngadalë me zhgenjimet. Vite më pare doja të studioja mjekesinë pasi ndihesha mire sa herë mundesha të përmirësoja sadopak shëndetin e dikujt. Kur nisa fakultetin pritshmëritë për atë që më priste ishin shumë të larta, mendoja se kur të përfundoja studimet do arrija të bëja ndryshime radikale në shëndetin dentar, por ndër vite zbulova se është shumë e vështirë të arrish perfeksionin, se rruga drejt trajtimit mund të jetë plot me të papritura dhe e vetmja siguri ështe protokolli, megjithatë falë edukimit dhe eksperiencave të para arrita në konkluzionin se me informacionin e nevojshëm, durimin dhe deshirën për të punuar, arrihet t`u afrohet shumë mrekullive. Zbulim ky qe nisi qe me higjienizimin dentar, trajtimet endodontike dhe rikonstruksionet estetike e deri te trajtimet ortodontike, të cilat që prej 8 vjetesh u kthyen ne fokusin kryesor që udhëhoqi karrierën time. Ortodoncia te femijet ka potencialin të modifikojë, udhezojë rritjen harmonike të kompleksit kranio-facial duke shmangur në masë nevojën për ndërhyrje/kamuflim, si ndodh jo rrallë herë te të rriturit, te të cilët vetëm nëpërmjet lëvizjeve dentare mund të përmirësojmë ndjeshëm jo vetem estetiken, por edhe funksionin, duke arritur në këtë mënyre një stabilitet natyral.  Ndër vite, gjatë eksperiences klinike dhe jo vetëm, kam arritur në përfundimin se cdo rrugëtim vijon mbarë dhe këndshëm kur informacioni është i plote, komunikimi transparent, ndjekja dhe perkushtimi në kohë të vazhdueshme. Është nder dhe krenari për mua të shoh sesi përfundojnë trajtimin ortodontik +100 paciente te kënaqur dhe ndërkohë shumë të tjerë paraqiten qoftë edhe thjeshtë për nj konsultë. Buzeqeshjet e tyre plot shkëlqim janë motivimi më i madh për mua. Ky realitet bëri që `Zana e dhëmbit` të rikthehet gati për të dhuruar te tjera buzëqeshje plot jetë.

Edukimi

2006-2011

Msc. Mjeke Stomatologe
Universiteti  i Mjekesise, Tirane

2016-2017

Kurs bazë për ortodoncinë fikse dhe të lëvizshme

2019-2021

SPA

Albanian University

Edukim i plote mbi anatomine, funksionin dhe estetiken e aparatit stomatognatik.

Kurs 1 vjecar teorik dhe praktik i udhehequr nga profesor Renzo Sorato.

Specializim afatgjate nen udheheqjen e dr.prof.  Giovanni Manes  Gravina me njohuri te thelluara ne fushen e ortodoncise

Shërbimet tona

1

Ortodoncia

Aparat fiks metalik apo estetik për ata qe presin ndryshime të konsiderueshme

Maskerina drejtuese transparente për ata që nuk munden të na vizitojne shpesh 

Aparate te ndryshme për fëmijë

në varësi të problematikës

2

Higjienizim, profilaksi dhe terapi

Që nga higjienizimi (pastrimi i gurëzave) dhe keshillat e personalizualizuara për perfeksionimin  e tij, trajtimi i gingivitit, fluorizimi dhe silanimi e deri te trajtimi i kaviteteve karioze nga ato më sipërfaqësore e deri te ato gradë 3-të (me heqje nervi) ose gradë 4-t(me infeksion)

3

Kirurgji dhe protetikë

Dhëmbët që mungojnë duhen zëvendësuar me ura fikse ose implante duke respektuar estetikën dhe funksionalitetin. Falë bashkëpunimit me specialistët përkatës, klinika jonë ofron edhe shërbimin e kirurgjise.

Filozofia jonë

Përvoja 15 vjecare na ka treguar se cfarë mund të bëjmë për të përmirësuar shëndetin oral të pacientëve në mënyren më pak invazive të mundshme. Kujdesi nis që me pamjen e jashtme që në femijërinë e hershme dhe kjo jo vetëm për vetëbesimin optimal, por edhe për një zhvillim të ekuilibruar funksional. Parandalimi është thelbësor dhe nis që me edukimin për higjienën, ashtu edhe vizitat periodike ne klinikë, qoftë edhe vetëm për të shoqëruar të afërmit. Në këtë mënyrë sigurohemi që rritja realizohet brenda parametrave normale. Kur konstatohet dicka që nuk shkon, ndërhyhet me mjetet më të thjeshta dhe njëherazi më pak të kushtueshme duke i zgjidhur kështu problemet pa u instaluar akoma tamam për të shmangur një trajtim të gjatë dhe të kushtueshëm në të ardhmen. Për të rriturit ajo që sugjerojmë nis gjithashtu me pamjen e jashtme, pasi një profil pak i këndshem sinjalizon një disbalancë midis nofullave, si edhe një disfunksion në nivel muskular dhe artikular. Një vlerësim i kujdesshëm na orienton për të zgjedhur altenativën më të përshtatshme të trajtimit, e cila varion nga nje pastrim normal, trajtim kaviteti, zëvendësim protetik me kurore, urë, implant ose nje trajtim i thjeshtë me maskerina, aparat fiks e deri te një ndërhyrje nga një kirurg oro- maksilofacial kur është e nevojshme. `Zana e dhëmbit` është zgjedhur të jetë emri i kësaj klinike si një premtim i dytë për mirëqënien tuaj, vec atij të Hipokratiit.

Kontakt:

Orbital 1, shkalla C, kati I, Rr.Jordan Misja,Tirane

00355692083105

00355692351205

  • Facebook
  • Instagram
  • LinkedIn

Faleminderit!

Na ndiqni

bottom of page